leoni

Valentina Bunjaku

Valentina Bunjaku: Tezja ime ka vdekur për shkak të reduktimeve të rrymës me të cilat po përballet Kosova

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku ka thënë se tezja e saj ka vdekur për shkak të reduktimeve të rrymës me të cilat po përballet Kosova. Ajo tregoi se tezja e saj ishte me oksigjeno-terapi dhe duke u trajtuar në shtëpi dhe si pasojë e ndaljes së rrymës kishte mbetur pa oksigjen duke i shkaktuar kështu përkeqësim të gjendjes dhe duke humbur jetën. ”Mua para dy jave më ka vdekur tezja, ka qenë me oksigjenoterapi dhe ka qenë në shtëpi është ndalur rryma, derisa është ardhur ndihma e parë me marrë, ajo nuk ka mundur të rrijë asnjë moment pa oksigjen dhe ju ka keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Po kjo ka ndodhur bash për shkak të ndaljes së rrymës sepse ndalja e oksigjenit ia ka dëmtuar mushkëritë edhe më shumë derisa ne e kemi dërguar në spital të nesërme ka vdekur, ndoshta kjo nuk është shkaktari por mjekët e ka konstatuar”, ka deklaruar, Valentina Bunjaku.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …