Thaçi - Mogherini

Thaçi zotohet para Mogerini se së shpejti do të themelohet gjykata kundër UÇK-së dhe AKS-ja në veri të vendit

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, gjatë vizitës në Prishtinë ka takuar edhe kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ajo ka thënë me këtë rast se në tri vitet e fundit është bërë përparim i madh në gjithë Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë, mirëpo është shprehur se dialogu është shumë i rëndësishëm dhe sjell stabilitet në rajon. “E di që BE dhe unë personalisht do ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Duhet ende shumë punë për të bërë por është e rëndësishme që jemi këtu për të festuar. Kjo është një javë e gëzuar prandaj edhe jemi të fokusuar të punojmë së bashku. Të gjithë e dimë që dialogu është i rëndësishëm dhe siguron stabilitet për të gjithë”, tha Mogherini. Kryetari Thaçi, e njoftoi  zonjën Mogherini edhe për raportet e shkëlqyera me vendet fqinje e në kuadër të kësaj edhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, pastaj përgjegjësitë, të cilat sipas tij i ka Kosova  për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së dhe themelimin sa më parë të Asociacionit të  Komunave me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …