Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se procesi i dialogut me Serbinë në Bruksel nuk ka qenë i padobishëm dhe se Kosova atje ka arritur një marrëveshje të mirë. Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se marrëveshja për reciprocitetin me Serbinë në çështjen e targave të automjeteve shënon një arritje për Kosovën, edhe pse pati vetëm dy takime të nivelit të lartë mes tij dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ndërsa për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, Kurti tha se duhet të ndyshojë Serbia qëndrim. Kryeministri tha se është i gatshëm për dialog dhe se pret ftesa për takime në vitin e ardhshëm. Besoj që vitin e ardhshëm do të ketë edhe ftesa përkatëse për dialog, i cili i kontribuon paqes së qëndrueshme, stabilitetit afatgjatë, sigurisë rajonale, dhe ku përfitues janë qytetarët, e jo politikanët”, tha Kurti.