Partia Demokratike është futur në një debat të ashpër breda-përbrenda për shkak të përplasjeve Basha-Berisha. Sali Berisha i ka lënë afat deri më 5 janar që Lulzim Basha të largohet nga drejtimi i PD, teksa ka paralajmëruar se më 8 janar demokratët do të futen në selinë blu për të nxjerr krye demokratin. Lidhur me këtë çështje, Sali Berisha është shprehur në “A2” se Basha do të nxirret “butësisht” nga selia e PD. “Nëse Basha nuk largohet nga zyra brenda 5 janarit, do të ketë një protestë paqësore. Ai po mban selinë, kështu që paqësisht, përmbaruesi anëtarësi do ta nxjerrë nga zyra. Anëtarësia do i tregojë se ajo zyrë nuk është e një deputeti, por e atij që do të zgjedhin anëtarët e PD-së për drejtimin e saj. Deputeti Basha do të largohet nga zyra dhe kaq është historia. Ne do të bëjmë protestë absolutisht paqësore. Natyrisht, siç e panë mediat, ai kishte futur banditë të armatosur në seli, në datën 18. Ky ishte një akt shumë i rëndë, nga më të pashembulltit në historinë e një force politike demokratike. Mediat i kanë faktuar këto me emra dhe fotografi. Uroj që të ketë nxjerr mësim nga akti i tij i turpshëm dhe t’i nënshtrohet verdiktit të 44 000 anëtarëve të PD-së. Përndryshe, ata butësisht do ta nxjerrin nga zyra”,- tha Berisha./ Opinion.al
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …