Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë regjistruar shkallën më të lartë ditore të infektimit me koronavirus prej shpërthimit të pandemisë. Sipas të dhënave të Qendrave amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për më shumë se 440 mijë infektime të reja në ditën e hënë. Megjithatë, zyrtarët kanë thënë se numri mund të jetë rritur për shkak të vonesave në raportime në kohën e Krishtlindjes. Franca ndërkohë ka bërë të ditur shifrën më të lartë të të infektuarve në Evropë në periudhë 24-orëshe. Autoritetet franceze kanë regjistruar 180 mijë infektime të reja të martën, derisa ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka paralajmëruar se “gjithçka tregon” se Franca mund të përballet me mbi 250 mijë të infektuar brenda ditës, në fillim të muajit janar. Italia, Greqia, Portugalia dhe Anglia kanë raportuar po ashtu shifra rekorde të infektimit të martën. Kjo gjendje është konstatuar në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rreziku nga varianti Omicron mbetet shumë i lartë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …