Kryeministri, Albin Kurti ka konfirmuar se ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ndodhet në SHBA për festat e fund-vitit. Në arsyetimin e tij për vendin ku jeton dhe punon ministri i tij i përzgjedhur nga ai vetë, Albin Kurti thotë se nuk ka person që nuk është online dhe i koordinon punët. Pas një karriere në SHBA, atij iu ka dashur kohë të përgatitet të vijë në Kosovë. Nuk mund të them se është për qëllime personale sa për institucionin që ka punuar atje. Ka numër të pafundmë të studentëve që kanë doktoruar e magjistruar te ai. Ai mua më ka siguruar që duke i ndarë punët dhe duke qenë ‘online’ nuk do ta cenojë bashkërendimin në MSH”, ka thënë Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …