Kryetari i OVL-UÇK-së, dega Ferizaj, Rafiz Sejdiu bashkë me Luan Jahirin dhe Nexhat Shahinin gjatë ditës së mërkurë kanë vizituar Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Me këtë rast Kryetari Aliu, i ka falënderuar këta të fundit për këtë vizitë.
“Në vigjilje të Ditës së Veteranit të UÇK-së, isha i nderuar të pres sot në zyrën time, për të më uruar mandatin e ri, drejtuesit e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, miqtë e bashkëpunëtorët e mi, në rrugëtimin tonë të përbashkët jo vetëm institucional, për lirinë e vendit”, është shprehur Kryetari Aliu.