Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë me dije ka shkuar në polici për të dëshmuar në lidhje me dyshimet për rënien e qëllimshme të blloqeve në KEK, në kohën kur Kosova është duke u ballafaquar me krizë energjetike. Ai ka thënë se hetimet tashmë kanë filluar dhe se e vërteta do të ngadhënjej. Më tutje, Molliqaj ka kërkuar që kushdo që ka informata në lidhje me këto dyshime t’i publikojë ato. “Hetimet kanë filluar. E vërteta do të ngadhënjej. Sot në polici theksova dyshimet, pyetjet dhe dhashë informatat që kemi në posedim lidhur me rastin e degradimit të KEDS-it. Lajm i mirë në këtë thellim të krizës energjetike është fakti se kanë nisur hetimet. Qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse. Ftojmë të gjithë që kanë informata dhe mediat hulumtuese që t’i bashkohen këtij hetimi dhe të publikojnë informacionet që i kanë lidhur me këto dy kompani. Fajtori nuk është jetim dhe për këtë do të kërkojmë llogari deri në fund”, ka shkruar Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …