leoni

U përurua në Skifteraj salla e pritjeve dhe dhoma e posaçme për ruajtje e kufomave

Është përuruar në fshatin Skifteraj, morgu-dhoma e posaçme për ruajtje e kufomave, si dhe salla e pritjes, projekte këto që është investuar nga bashkëfshatarët, përkatësisht mërgimtarët e këtij lokaliteti që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit. Në ceremoninë e përurimit, kryetari i këshillit të fshatit Demush Sadiku, ka shprehur falënderime në emër të banorëve të Skifterajt për gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtyre dy projekteve, duke cilësuar se ky investim ka qenë shumë i domosdoshëm e që do të shërbej për të gjithë banorët, si salla e pritjes, po ashtu edhe morgu që deri më tani është dashur që kufomat të barten në lokacione tjera jashtë fshatit. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vlerësuar kontributin e vazhdueshëm që mërgata e fshatit Skifteraj, ka qenë e përkushtuar për të investuar në vendlindje. Ai tha se jo vetëm ky projekt, por edhe projektet e tjera, kanë qenë shembull i aktivizmit të suksesshëm të banorëve të këtushëm që shprehin gatishmërinë për të shtyrë aksionet vullnetmirë. Edhe Hashim Rexhepi, mërgimtar i fshatit, ka shpreh falënderim për të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin sa më të suksesshëm të ndërtimit të morgut dhe sallës së pritjeve, që do të shërbej për ceremoni të ndryshme, çoftë për ngushëllime apo edhe organizime të tjera edhe festive. Ai madje ka shprehur falënderim edhe për bashkëfshatarin, njëherit kryetarin e Bashkësisë Islame për Zvicër, Fehim Abazi, për mbështetje të vazhdueshme të aksionit. Sipas kryetarit të këshillit të fshatit Demush Sadikut, investimi i tërësishëm i të dyja objekteve, kalon mbi 80.000 euro, ndërkohë që pos kontributit të mërgatës, diku rreth 90 familje të fshatit kanë ndihmuar aksionin vullnetar.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …