Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi, i shoqëruar nga nënkryetari Sevdi Dernjani pritën në takim pune përfaqësues të organizatës Turke “Tika”.
Në takim kryetari Ballazhi i njoftoi mysafirët me zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit me theks të veçan në objektivat e zhvillimit ekonomik.
Ndërsa mysafirët nga “Tika” Turke duke uruar kryetarin Ballazhi për mandatin e marrë, shprehën gadishmërin e tyre për bashkëpunim në fusha dhe projekte konkrete në interes të zhvillimit të Komunës së Hanit të Elezit