Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, deklaron se Qeveria Kurti është e paaftë, andaj është më mirë të mbahen zgjedhjet e parakohshme

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se qeveria është e paaftë, andaj më mirë është të shkohet në zgjedhje. Lekaj tha se edhe më parë ka pasur qeveri me shumë numra në Kuvend, megjithatë është rrëzuar dhe është shkuar në zgjedhje. “Nga praktika që kemi pasur, Qeveria Mustafa ka pasur 90 deputetë dhe kemi shkuar në zgjedhje”, ka thënë Lekaj. “Derisa këta nuk janë të aftë, më mirë është të shkohet në zgjedhje, le të maten prapë me votë. Një goditje shumë të fuqishme e ka marr LV-ja për arrogancën ndaj qytetarëve”, është shprehur Lekaj. Tutje, Lekaj tha se LV-ja po e humbin mbështetjen e qytetarëve sepse në zgjedhjet lokale mori 300 mijë vota më pak se në zgjedhjet qendrore. “Diku 300 mijë vota ka marr më pak se në zgjedhjet qendrore. A nuk do të thotë kjo që po e humbin mbështetjen e qytetarëve?”, ka thënë, deputeti, Pal  Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …