Nexhmi Lajçi: Politika evropiane e shitur në Serbi e Rusi ka kthyer timonin në kah të padëshirueshëm për shqiptarët

Nexhmi Lajçi: Sot veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shënojnë ditën e tyre

Sot veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shënojnë ditën e tyre.  30 dhjetori  është dita e veteranit të UÇK-së. Edhe sot, ashtu si në ditën e dëshmorëve të kombit, ditës së flamurit dhe festave tjera kombëtare duhet kujtuar lavdinë e të gjithë të rënëve për lirinë e atdheut duke u përkulur para varreve të tyre. Krahas dëshmorëve, duhet t’ i nderojmë edhe të gjithë ata që dhanë gjithçka nga vetja e tyre e që nga lufta dolën gjallë por që nuk janë më në mesin tone, pasi që me qindra veteranë pas luftës u ndanë nga ne si pasojë e vdekjes nga plagët e luftës, vrasjeve të porositura nga Serbia, fatkeqësisht me vrasës vendor apo edhe vetëvrasjeve për shkak të traumave të luftës dhe kushteve të rënda të jetesës ku përkujdesja shtetërore ndaj kësaj kategorie në atë kohë nuk ishte askund në rend të ditës. Sot të paktën në këtë ditë duhet të na bie ndërmend për shokët tanë çlirimtarë të burgosur padrejtësisht brenda dhe jashtë Kosovës, për të cilët ne si shoqëri bëmë aq pak për t’ i mbrojtur ata, dinjitetin e luftëtarit të lirisë dhe luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i lënë që vetëm të përballen me akuzat, gjykimet, dënimet dhe shpenzimet e pa përballueshme, ka shkruar për  këtë ditë,  veterani, Nexhmi Lajçi.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …