Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike për disa kategori

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike për disa kategori të shoqërisë. Kjo ministri ka bërë me dije se familjet me asistencë sociale, familjet e dëshmorëve të UÇK-së, familjet e viktimave civile, familjet e të zhdukurve, invalidët e luftës  e të tjerë do të subvencionohen: Kategoritë e tilla janë: Familjet me asistencë sociale dhe Kategoritë e pensionmarrësve si vijon, Familjet në skemën e ndihmës sociale, Familjet e dëshmorëve të UÇK-së; Familjet e viktimave civile; Familjet e të zhdukurve; Invalidët e luftës; Personat e verbër; Personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Subvencionimi i energjisë elektrike sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema – pensioni përkatës. Kategoritë e lartpërmendura nuk kanë nevojë që të aplikojnë për të përfituar nga ky subvencionim.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …