Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur konferencën e fundit me gazetarët për këtë vit, duke u ndalur te kriza energjetike, ku rikujtoi se e gjithë bota është përfshirë në këtë krizë. Është një fakt botërisht i njohur, i një krize energjetike globale, që po sfidon të gjitha shtetet dhe i një dallge të tërbuar të çmimeve që së fundmi kanë arritur 450 euro për megavat. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme, kemi lëvizur në një mesatare prej 100 euro për megavat, nga 85, 92 deri në 120. Këtë krizë e kam paralajmëruar disa kohë më parë edhe paralajmërimi i komentua si një alarm fals. Nuk duket se ka fund të qartë. Është folur për qershorin, por askush sot nuk mund ta konfirmojë këtë fakt, apo këtë hipotezë. Kompleksiteti i krizës shkon nga gjeopolitika, tek efektet e ndryshimeve klimaterike. Ndërkohë që vendet rreth e rrotull kanë rritur çmimet për konsumatorin, pasi janë duke rritur çmimet, ne i kemi qëndruar një ideje fikse se do t’i bëhemi mburojë konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël. Jemi duke përgatitur për ta një skemë lehtësuese. Pse po ja dalim të qëndrojmë në këto parametra pasi e kemi adresuar krizën me një reformim të skemës së furnizmit. Jemi besimplotë, se deri në qershor, ndërkohë që parashikojmë edhe një efekt lehtësues, rreth muajve mars-prill. Do të vazhdojmë që t’i mbrojmë konsumatorët familjarë.’- tha mes tjerash Edi Rama në konferencën e fund-vitit me gazetarë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …