Kryetari Haliti dhe drejtori Aliu kanë shpërndarë dhurata për fëmijët e çerdheve publike në komunën e Vitisë

Në prag të Vitit të Ri 2022, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, kanë ndarë dhurata për fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë” në Viti. Me këtë rast kryetari Haliti dhe drejtori Aliu, ju kanë uruar fëmijëve dhe stafit të kësaj çerdhe vitin e ri 2022. Ndërkaq, fëmijët e çerdhes i kanë dhuruar kryetarit dhe drejtorit nga një kartolinë me urime të cilët janë përgatitur nga vetë fëmijët. Gjithashtu, dhurata do të ndahen edhe për paralelen e ndarë të kësaj çerdhe në Çifllak.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …