Kryetari Latifi, ditën e Veteranit e shënoi duke vizituar drejtuesit e OVL të UÇK-së në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ditën e Veteranit e shënoi duke vizituar drejtuesit e OVL të UÇK-së në Rahovec, ku në shenjë respekti për kontributin dhe sakrificën e tyre patriotike, u ka nda një mirënjohje, për të evokuar më pas kujtime për luftën tonë të drejtë si dhe për bashkëluftëtaret tanë heronj e dëshmorë, që nuk janë më në mesin tonë. Vizitën e radhës kryetari Latifi e bëri në Drenoc, në shtëpinë e kryetarit të OVL të UÇK-së në Rahovec, Vajdin Berisha, të cilit i ndau po ashtu një mirënjohje, bashkë me stemën e gravuar të UÇK-së. Vajdini, ka një kohë të gjatë që është përballur me probleme të natyrës shëndetësore. Kryetari Latifi tha se u gëzova shumë që e gjeta në një gjendje më stabile shëndetësore dhe patëm rastin të bisedojmë për kushtet e veteranëve të luftës dhe punët e përbashkëta që mund t’i bëjmë në funksion të përmirësimit të gjendjes së tyre. Respekt dhe përkulje për sakrificën e çdo veterani të luftës. Vepra juaj madhështore jehoftë në përjetësi! Ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …