Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Karen Donfried, falënderoi kryeministrin Kurti për strehimin e refugjatëve afganë

Ndihmës Sekretarja për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried duke komentuar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është i rëndësishëm që takimi i liderëve duhet të ketë një agjendë me tema, përherë në funksion të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës së pavarur. Ndihmës Sekretarja e Shtetit e falënderoi kryeministrin Kurti për strehimin e refugjatëve afganë me ç’ rast Kosova ka demonstruar se është partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti  tha me këtë rast se kjo ishte një çështje humanitare të cilën populli i Kosovës e njeh mirë, dhe Kosova dhe populli i saj janë çdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjes për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …