Dastid Pallaska

Dastid Pallaska: Hashim Thaçi ka mundur ta kundërshtojë arrestimin, para burgosjes së tij në bazë të një norme kushtetuese

Avokati i Hashim Thaçit, Dastid Pallaska, duke  folur për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, ka deklaruar se është shokuese çështja e paraburgimit për arsye të ndryshme. Arsyeja e parë është se mohohet kundërshtimi me faktin së Thaçi nuk është arrestuar, por është vetë dorëzuar. “Është shokuese çështja e paraburgimit për shumë arsye të ndryshme. Së pari dhe më e arsyeshmja mohohet në kundërshtime me fakte të ditura botërisht se Hashim Thaçi nuk është arrestuar por është vetëdorëzuar”. Ai ka qenë kryetar  në detyrë në momentin kur është shpalosur konfirmimi i aktakuzës në atë cilësi ka pasur imunitet personal nga ndalimi dhe arrestimi edhe për vepra personale që ka kryer jashtë detyrës dhe këtë nuk e them unë, por e ka thënë Gjykata e Kosovës dhjetë vite më parë,  në një lëndë kur i ka interpretuar imunitetet duke përfshirë edhe kryetarin  e Kosovës. Ish kryetari Hashim Thaçi  ka mundur të kundërshtojë arrestimin, dhe para burgosjen e tij në bazë të një norme kushtetuese, por sipas Pallaskës, Thaçi zgjodhi të  shkojë në Gjykatë  që të ballafaqohet me akuzat si një qytetar i lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …