Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: TRI ZGJIDHJET NË DUART E DY ZGJEDHËSVE, SHQIPTARËVE DHE SERBËVE

Koha për pajtimin shqiptaro serb!

Standarde minoritetesh, shkëmbim të popullsive apo shkëmbim të territoreve?

Rikthimi i historisë, mungesa e një strategjie kombëtare për Kosovën nga ku do të determinohej edhe fati i Viseve, përmasa reale e të qenit të Shqipërisë me Kosovën dhe Viset faktor rajonal, nevoja e rreshtimit të sërishëm në anën e mirë të historisë dhe kriteret për ta përmbushur ëndrrën tonë të përkatësisë në vlerat përëndimore janë gjithçka që mund e duhet ta merr e sotmja në duart e veta.

Cilido lexues i rrjedhës (edhe më optimisiti), sot vihet para një sërë pyetjesh: A është shumë e zymtë skena dhe a jemi në pikun e pikë prejrjes të rënë në mjegull nga papjekuria politike, nga adoleshenca e elitave, nga maturiteti i munguar dhe mungesa e përgjegjësisë, nga pesha e kohëve, për kahet e mundësive, shtyllat e ecjes: hapsirë, etni, subjekt në bashkësi, etj?

Si hera, në mbyllje të vitit kalendarik, shoqëritë rikapitulojnë rrugën e bërë për të hapur horizontin e pritshmërive në vitin pasues.

Po Kosova, ku është në gjithë këtë?

Po dy Akademitë tona!

Po shqiptarët e letrave Qosja, Kadareja …!

Po bërësja e realiteteve LËVIZJA, shoqëria!

Dy dekadat e çlirimit na kanë dhënë e marrë shumë për të gjitha temat. Hera herës më shumë nga sa ne mbajmë si shoqëri. Mjafton të kujtojmë fyerjen që na e kanë bërë ndërkombëtarët e vendorët, me segregacionin ndëretnik të tipit millosheviqist, ku etnia serbe vëhet me të dy këmbët mbi etnitë tjera në Kosovë, mbi shtetin e Kosovës, lak në fytin e kushtetutës dhe lak në duart e legjislativit tonë. A është kjo “tej liri” çerdhjeje shoveniste vet liri për serbët lokal? Asnjëherë jo.

Herët a vonë, edhe ata (serbët) do ta kuptojnë, se kjo nuk ka qenë asnjëherë më pak se një e jetuar në geto për interesat e pushteteve në Beograd dhe kurrnjëherë më shumë se sa vet burgimi i tyre kolektiv. Derisa ne tjerëve të gjithëve së bashku na  mbetet ta rilexojmë se “bota e vendosjes (ndërkombëtarët)”, e cila ka ecur në rrugën e arritjes së standardeve  për sa kërkojnë pritshmëritë e kohëve që emancipimi shoqërorë përëndimor kërkon, ka ushtruar një faj kaq mizor ndaj nesh, sepse ne nuk patëm elita të zonjat, se elitat tona u vonuan nëpër zhvatjen e vendit, se elitat tona lëshuan pe sepse gabuan nëpër tundimin nën paranë dhe nën kamjen. Kjo e kuptuar, do u bënte mirë së pari qeverisjeve tona (me theks kësaj aktuales), për të kapur hapin e axhendave që imponon shtati ynë pozicional hapsinor, kuptimor në tehun e zhvillimeve dhe të sjelljes (përfaqësim a pushtetim) si domosdoshmëri kujdesi.

Por, jo! Përkundër gabimeve e fajeve, jo gjithçka është terr. Kosova si shoqëri e si shtet ka bërë shumë përparime nga çlirimi e këndej. Ajo e ka vënë pavarësinë në binarë të sigurtë deri në atë masë sa ia ka dalur t’i përmbushë edhe të gjitha kriteret e vëna bujarisht nga BE-ja për liberalizimin e vizave. E vura në kategori cilësimi “bujarinë europiane”, sepse sekush e di se standardet e Europës së sotme nuk i përmbushin edhe ca nga vendet tashmë të integruara formalisht, të cilave do u duhet edhe goxha kohë për t’i kapur standardet e pranueshmërisë.

Mendësia se nuk është bërë asgjë dhe se gjithçka është bërë keq dhe tani paska ardhur ora e historisë, është mendësi dashakeqe, e dëmshme, dhe si e tillë nuk duhet të lejojmë të bëhet fati ynë i të manipuluarit nga elitat. Ajo e keqe është shtrim rruge për autokracinë në synim dhe ushqim për egon e cfilitur nëpër goditjet e shumta të një rrugë-ardhjeje në pushtet, të cilit do që synon kapje përmes figurës së bërë të ëngjëllit, t[ cilit do q[ kërkon hakmarrje të stisur përmes nxitjes lajthitëse të mbështetjes, apo t[ cilit do që kërkon skeptër aurole me plagët e shoqërisë sonë për t’i vënë zare të kurdisura.

Kjo çasje prej etjeje për tu dëshmuar me dozë të tepruar fanatizmi, duke prodhuar armiq të brendshëm krah mbajtjes përhershëm në shënjestër goditjeje të opozitës së sotme, vetëm sa e dëmton dhe e vështirëson pushtetimin e pozitës. Në trysni të tillë sjelljeje, secili aktor i pozitës së sotme vëhet në sëkëlldi. Dhe, për ta gëzuar postin e tij do i duhet të tregoj nihilizëm të papërmbajtshëm si funksionalitet që dëshmon pushtetimin me atribute të forta adhurimi, për mendësinë që në vetvete nuk mund të jetë në konditat e pluralizmit më shumë se vetëm qëllim i njëshit apo etje e grupit kupolë.

Adhurimin e liderit si leksikon historie Kosova e ka paguar shtrenjtë me Ibrahim Rugovën dhe nuk duhet të na përsëritet. Atëherë për të gjitha të këqiat fajtore ishte Serbia pushtuese. Derisa, tani, opozita e sotme që ishte edhe pozita e djeshme nuk ka bërë gjithçka keq. Ajo ka bërë shumë gjëra mirë dhe ka vetëm ca që nuk i ka bër mirë apo nuk ka mundur t’i bëjë as mirë as keq, sepse nuk ka qenë në dorën e saj t’i bëjë, meqë bashkësia ndërkombëtare ka vënë disa pragje e disa privime të drejtash.

Në gjithë gjërat që na u shtruan për zgjidhje, ka ca që janë bërë keq. Bashkë me to është edhe ndërtimi i një praktike brenda institucioneve të keqpërdorjes që prodhuan zhvatje të pasurisë publike dhe privilegje të mundësive për kastat qeverisëse dhe grupet e tyre të interesit. Me një fjalë, të klaneve të tyre. Këto deformime kanë prodhuar korrupsion e nepotizëm, zhgënjim popullor e braktisje të vendit, standarde të munguara dhe besueshmëri të rënë për tokë. Pasoja këto, që vetëm kartelet e krimit dinë të prodhojnë. Për fat të mirë ne nuk përfunduam aq larg! Kur këtij vullenti kriminal të kastave pushtetore të së shkuarës ua shtojmë edhe kontributet armiqësore të Serbisë dhe Rusisë e ndonjë dore shtesë nën plafim e miqësisë, lehtë mund të lexojmë deregjen ku kemi gjendemi.

Por, sot është sot, as nuk bëhet dje as nuk përshpejtohet të bëhet nesër! Pra, e sotmja ka detyrat që shtron e sotmja, dhe na takon si shoqëri në radhë të parë t’i adresojmë me kopetencë qeversisjeje e konsenzus politk e qytetar. Varësisht nga natyra e çështjeve!

Kosova sot është në një “lënje në punët e veta” nga bashkësia ndërkombëtare. Status ky të cilit nuk i reziston dot askush. Këtë lexim duhet ta marrim si mësimin e parë. Kosova sot, si asnjëherë më parë nuk ka komunikim të brendshëm për hapat e mëtutjeshëm sikur nuk ka as komunikim me miqtë ndërkombëtar. Ajo nuk e ka qartësuar rrugën e saj, nuk i ka përkufizuar kërkesat e saj, nuk i ka vënë kufijtë tolerues, të cilët po ia kërkon bashkësia ndërkombëtare. Dhe e keqja e tërë kësaj është se “Vijat e kuqe” të Kosovës zyrtare janë fiktivitete mendësie dhe jo realitete trajtese. Dhe natyrshëm kur notohet në ujëra të panjohura, krahas suprizave pengesat janë ato që marrin teren. Ndaj ne sot kemi përfunduar me të dyja këmbët në teren të tillë të rrëshqitshëm.

Kur pushteti i sotëm po ikte kinse nga Grenelli, që në fakt ishte ikje nga Amerika, për shkak të mardhënjeve të luftës së brendshme politike apo edhe ndoshta nga ndonjë konspiracion ardhur nga e kaluara dyshuese me enigmën “KAN-Rikallo” e po shkohej në prehërin e Borell-Lajçakut, në hirin e të cilit prehër po trumbetohej me thirrjen prej jetimi mosmirnjohës; Europa e para se jemi europian, ne ia vumë vetes damkën dhe bashkësisë së miqve ua imponuam thjerrëzat.

Sikur dje, kur në sytë e Merkelit dhe Makronit u trumbetua hakërrima mbi kryeministrin Rama më shumë për të dëshmuar karizmë se sa armiqësi, edhe sot kur mbi shpatullat e lodhura të Kosovës po këndohet kikirezqe lavdia e qëndrestarit që do ta mësoj botën të sillet me hir e pahir, ne po korrim jo më shumë se braktisje, lënje për reflektim deri në vetëdijësim! Kjo mund të zgjasë. Këtij segmenti kohor, i cili mund të rezultoj shumë i kushtueshëm për neve, jemi vet ne që mund t’ia shkurtojmë këmbët.

Sa herë të rinisemi kështu fragmentar e pa strategji të harmonizuar për dialog, do kuptojmë se historia është ajo që po rikthehet dhe jo ne në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe jo ne në dialog, dhe jo ne në fitore. Vetëm kur ta kuptojmë se fitorja jonë është zgjidhja, do të dimë ta zgjedhim zgjidhjen. Dhe kjo nuk bëhet nga askush si i vetëm dhe jo kështu sikur të gjithë janë të mbytur në tekanjozitetin vetanak.

Hapja e debatit për temat e bashkësisë serbe me fokus spjegimit të segregacionit etnik të shoqërisë, dëm që na është bërë nga bashkësia ndërkombëtare edhe tumirur imponueshëm elitave tona të paditura dhe të zëna ndoshta ndokund në faj dhe njohja reciproke me Serbinë, duhet të na bashkoi në trajtesë të gjithëve sa jemi aktorë e faktorë. Qëndrimi në udhëkryq të tilë nën ngërqin e asociacionit, sikur mund të lexohet i ka çuar drejtuesit e djeshëm drejt temave prerje për marrëdhënjet shqiptaro-serbe.

Këto marrëdhënje, që historia i ka bërë shumë të koklavitura, rrinë pezull mbi tri të mundshme për zgjidhje:

  1. a) bashkëjetesën e serbëve me tjerët si të barabartë në Kosovë dhe poashtu shqiptarëve në Serbi, që mund të agravonte deri në asociacionet respektive me jo kopetenca egzekutive;
  2. b) shkëmbimin e popullsive, pjesor apo tërësor dhe
  3. c) shkëmbimin e territoreve mes Shqipërisë (ku Kosova do bashkohej me automatizëm) dhe Serbisë.

Të tri-a zgjidhjet ne duhet të guxojmë t’i shohim si opsione të kësaj marrëveshjeje të madhe, për ta mbyllur të kaluarën njëherë e mirë në histori dhe për të hapur epokën e re të marrëdhënjeve të balansuara në rajon. Thjesht cila do nga këto tri zgjidhje që do të bëheshte edhe zgjedhja e përbashkët e jona me Serbinë nuk do të kishte më karakter materjen e marrëveshjes. Ajo do të bëheshte vet zgjidhja dhe tërësisht vetëm zgjidhja

Askush dhe as ne vetë, në të ardhmen, nuk do ta lexojmë marrëveshjen në termat përmbajtësorë të materies që ngërthen, por të gjithë do ta shohim si qëllimin në vete, pra vetëm si arritjen zgjidhje.

Viti që kemi përpara, me përkushtim të përgjithshëm dhe miratim të shoqërisë, mund të bëhet vit i mbarë, kur Kosova do ta gjente zgjidhjen dhe do të zgjedhte t’i bashkohet  Shqipërisë edhe me bekimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Të tri opcionet janë zgjidhje, por këmbimi i popullsive ose i territoreve do t’i mbyllnin armiqësitë shqiptaro-serbe dhe do ta hapnin siparin e rajonit në balancë, ku miqësitë do të bëheshin interese dhe prioritete.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …