leoni

Milazim Krasniqi

Profesori, Milazim Krasniqi, ushtroi padi në Gjykatën Themelore kundër ministrit, Sveçla, për shpifje që ka bërë kundër tij

Profesori i Universiteti të Prishtinës, Milazim Krasniqi, përmes padisë së ushtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kërkon nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla shumën 20 mijë euro për shpifje që ai ka bërë  kundër tij. Sipas padisë së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila është ushtruar në gjykatë më 1 qershor të viti 2020, paditësi Milazim Krasniqi thuhet se është profesor në UP, shkrimtar dhe personalitet i njohur publik i cili aktivitetin e vet e ushtron mbi bazën e ligjit, integritetin profesional dhe moral pa rënë asnjëherë ndesh as me ligjin as me vlerat si intelektual të cilat i përfaqëson. Në padi thuhet se, i padituri në cilësinë e ushtruesit të detyrës së ministrit me qëllim të dëmtimit të profesor Krasniqit, më 19 maj të vitit 2020, ka publikuar një shpifje me këtë përmbajtje. Sveçla ka thënë se është i informuar se një “grup qytetarësh”, po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë të marra sipas vendimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë të Bashkësisë Islame të Kosovës. Kemi informacione se prapa këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi, kishte thënë asokohe ministri, Sveçla, i njohur edhe për shumë shpifje e deklarata të pa matura.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …