Sami Kurteshi e Haxhi Shala nuk janë më deputetë dhe nuk ka gjasa se do t'i përsërisin veprat e tilla penale

Ismajl Kurteshi e Haxhi Shala nuk janë më deputetë dhe nuk ka gjasa se do t’i përsërisin veprat e tilla penale

Ismajl  Kurteshi e Haxhi Shala nuk janë më deputetë dhe nuk ka gjasa se ata do ta përsërisin veprën penale, madje edhe për faktin se tani në Kosovë, Kuvendin dhe Qeverinë e udhëheqin dy ideatorët  dhe hedhësit e gazit, konfrontimin me policinë dhe bllokimin e punimeve të Kuvendit, sikur janë Albin Kurti, kryeministër,  Glauk Konjufca, kryekuvendar,  Albulenë Haxhiu, ministre e Drejtësisë,  Xhelal Sveçla  ministër i Brendshëm dhe gati të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që asokohe ishin në opozitë.

Shtyrja e gjykimit ishte bërë me qëllim të vjetërsimit të veprës penale, ndërsa aktualizim në momentin e tanishëm, kur ministre e Drejtësisë është Albulenë Haxhiu edhe vetë e akuzuar, bëhet me qëllim që sa më parë të mbyllet lënda kundër tyre duke i dënuar  të gjithë me kusht dhe asnjërin me burg efektiv, edhe pse për vepra të tilla penale kudo në botën e qytetëruar dënimet janë të ashpra dhe rezultojnë edhe me pamundësinë për të qenë zyrtarë qeverie. Në Kosovën ku sundon anarkia, ku ligjin e shkel ai që e ka nxjerrë, ku edhe sulmi me armë kundër institucioneve, anashkalohet nga “drejtësia”,  të gjitha këto tregojnë nivelin e sundimit të ligjit nga ata që zotohen dhe rrahin gjoks se Kosovës do t’ ia kthejnë “dinjitetin, ligjin e sigurinë”. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …