Imami, Labinot Maliqi, ka bërë një kërkesë publike te kryetarët e komunave që kryeqendrat të ndriçohen edhe për festën e Bajramit, sikurse po bëhet për ato të fundvitit. Këtë kërkesë imami Labinot Maliqi e bëri përmes një reagimi duke besuar që realizimi i së njëjtës nuk do të dëmtonte laicitetin e shtetit. Meqë ndriçimi i kryeqytetit për festat fetare të fundvitit nuk po e dëmtuaka laicitetin e shtetit, kërkoj nga kryetarët e komunave që edhe për festat tona, siç janë Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami – të ndriçohen kryeqendrat tona çdo vit”, shkruan ai. Imami Labinot Maliqi është hoxhë i popullarizuar për reagimet e tij të shumta, por dhe se iu mbante ligjërata dhe lutje refugjatëve afganë në kampin, Bondstil. Kujtojmë që dekorimi i qyteteve bëhet që para Krishtlindjes katolike dhe ndriçimi e zbukurimet qëndrojnë deri pas krishtlindjes ortodokse, deri më 10 janar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …