Në prag të Viti të Ri ndihmohen mbi 220 familje vitiase në nevojë me pako ushqimore për familjet dhe dhurata për fëmijët

Me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, në bashkëpunim me mërgatën, bizneset dhe njerëzit e vullnetit të mirë është zhvilluar sot aksioni i madh humanitarë ku janë ndihmuar mbi 220 familje në nevojë, të komunës së Vitisë, të cilat kanë pranuar pako ushqimore por edhe dhurata për fëmijë. Ky aksion i madh humanitarë që është bërë traditë e po organizohet tash e disa vite pandërprerë, është zhvilluar në prag të festës së Vitit te Ri, për të ju dalë në ndihmë sadopak familjeve vitiase me gjendjen jo të mirë ekonomike. Kryetari Haliti, ka marrë sot pjesë në këtë aksion humanitar dhe ndër tjerash ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë në prag të ndërrimit të motmoteve. Përndryshe këto ndihma janë shpërndarë për familjet në nevojë nga të gjitha lokalitetet e kësaj komune përmes këshillave të fshatrave dhe në bazë të listës së evidentuar se ku gjenden familjet skamnore. Sipas Ajet Sallahut, drejtor komunal në Viti, këtij aksioni humanitar ju janë bashkangjitur bizneset vitiase si: ETC, Mediteran, Emi Center, Shoqata “ Vitia” nga Gjeneva e Zvicrës dhe individë. Ndërsa Kisha Protestante e Anamoravës, ka dhënë rreth 90 dhurata për fëmijët me rastin e Vitit të Ri. Në këtë aksion të pranishëm ishin edhe mërgimtarët vitias si Xhavit Islami nga Shoqata “Vitia” –Gjenevë, përfaqësuesit e Kishës Protestante të Anamoravës si: Hilki Berisha dhe Conie Seale. Përndryshe në shpërndarjen e këtyre pakove ka ndihmuar edhe Halit Alidema nga SHHBK “Nëna Terezë” Viti. Përndryshe pakot ushqimore dhe dhuratat për fëmijët janë shpërndarë pa dallim etnie për të gjithë qytetarët e kësaj komune, përfshirë edhe qytetarët e komunitetit pakicë të cilët jetojnë në komunën e Vitisë.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …