Numri i te reneve serbë ne Luften e Lumes
Ne fakt duhet pranuar se numri i humbjeve serbe eshte veshtire te nxirret me saktesi. Siç eshte e njohur boterisht komandat serbe i fshihnin te dhenat e humbjeve ne front dhe nuk i lejonin korrespondentet e huaj te shtypit aty,sa per te ruajtur imazhin e genjeshtert qe perhapte sikur ushtria e saj” çlirimtare” po pritej krahehapur kudo,ashtu edhe per te menjanuar reagimin e familjeve te ushtareve dhe te oficereve te vrare. Po edhe sot Serbia nuk i ka hapur arkivat e saj ushtarake per studiuesit shqiptare,ne perpjekje per te fshehur te vertetat e masakrave te saj mbi shqiptaret e pambrojtur, po edhe humbjet e saj te renda. Historiografia ushtarake serbe mezi ka pranuar si humbje ne Lume vetem disa qindra ushtare e oficere te vrare, kur vetem njeri nga ushtaret e batalionit te trete qe luftoi ne Bicaj, Novakoviç, ka shkruar se mbeten disa qindra. Sidoqofte, sipas historianeve ushtarake serbe ne Lume jane vrare vetem 198 ushtare dhe plagosur 31 te tjere! Keto te dhena,qe sipas tyre jane nxjerre nga arkivat e reparteve qe vepruan ne Lume, jane te pabesueshme. Mjafton te themi se ata vete kane pohuar se regjimenti i 10 qe luftoi ne Bicaj te Lumes b3 dhe b4 me 15 dhe 16 nentor kishte pesuar” humbje te medha”, madje kishte humbur edhe arkivin e tij. Ne nje telegram te administrates ushtarake osmane te dates 20 nentor 1912, te derguar nga Ohri ne Elbasan thuhet se ne lufte te rrepte,gjate 24 oreve eshte fillimi i betejes -S.O. serbet ne Lume jane vrare e shkaterruar keq, se jane ne terheqje,se u ishin vrare 3 oficere dhe” ushtare pa numer”. Ky numer mund te konkretizohet, po te kemi parasysh se po ne kete telegram, nje rresht me lart, thuhet se” afro nje mije mauze serbi jane pushtue”,qe sigurisht kane qene te ushtareve qe jane vrare, pra afro njemije. Dhe telegrami vazhdon me tej” Lufta tani po vijon ne Bicaj dhe shpresohet sigurisht qe gjer ne mbremje t’i pushtohen armikut topa, mitraloza dhe shume arme”. Bicaj eshte epiqendra e betejes. Kete e thone edhe gazetaret serbe te kohes.
Ne nje telegram te Aqif Pashe Elbasanit drejtuar kryesise se shtetit te pavarur shqiptar, me 2 dhjetor 1912, thuhet se Ahmet bej Mati i kishte thene se lumjanet” nja gjashte batalione serbe i paskan zhdukur”. Ai i referohet situates se para dates 18 nentor perderisa thote se” nje sasi tjeter ushtaresh,qe munden te shpetojne, e paskan debuar nga Luma”. Por ka edhe me shume. Ne nje leter te nenkonsullit anglez nga Shkupi ne fund te shkurtit 1913 thuhet se” Serbia ka humbur ne Lume tete batalione”.
Ne kete sasi te vraresh,prej gjashte apo tete batalionesh, mund dhe duhen llogaritur edhe te vraret e reparteve te tjera te forcave serbe paramilitare qe u futen ne Lume para dates 13 nentor, te ashtuquajtur” vullnetare”, te perbere nga bandite qe kishin per detyre te hapnin rrugen per trupat e rregullta. Kryeredaktori i gazetes se armates se trete serbe, Jasha Tomiç, ne librin e tij” Lufta ne Shqiperi dhe rreth Shkodres”, botuar me 1913 ne Novi Sad, informon per veprimin e ketyre forcave ne Lume,me nje efektiv nga 70 deri ne 200 veta, njeren prej te cilave e komandonte ish-ministri i mbrojtjes se Malit te Zi, Gatallo. Veç numrit te paidentifikuar te ketyre çetave,qe vepronin barbarisht, ne Kosove kishte edhe 7 regjimente me efektiva te thirrjes se trete, gjoja per te siguruar qetesi ne prapavija.
Jane padyshim me shume se njemije ushtare dhe oficere serbe te vrare, dhe po te mendojme se per 24 oret e para ishin vrare nje mije, duhet te jene vrare edhe aq, ne mos me shume gjate terheqjes se shpartalluar nga Bicaj te Kulla e Lumes ku kishin humbur gjithe karrot dhe kuajt e mushkat dhe goditjes se forte nga ana e forcave shqiptare te dislokuara ne Perbreg. Por edhe disa qindra te vrare qe pranon historiografia ushtarake serbe per trupat e veta ne Lume, jane jo vetem nje disfate, por nje katastrofe, qe behet edhe me evidente po te krahasohet me humbjet e serbeve gjate Luftes se Pare Ballkanike, kur ne betejen e Kumanoves 23 -24 tetor 1912, ku moren pjese 168 mije trupa 111000 serbe dhe 58000 osmane, mbeten te vrare nga te dy palet 1887 vete 687 serbe dhe 1200 turq.
Por numri prej 12 mije,15 mije apo 18 mije ushtaresh serbe te vrare ne Lume, ne nentor 1912, qe jepet ne disa botime shqiptare, madje edhe ne pllaken e lapidarit, qe i kushtohet kesaj lufte, eshte i zmadhuar dhe jo real. Me te drejte prof. Shefqet Hoxha e ka quajtur” nje shifer folklorike”. Kjo behet edhe me e kuptueshme, po te kemi parasysh se gjithe humbjet e ushtrise serbe ne Luften e Pare Ballkanike jane llogaritur ne 22 mije veta. Serbia pati ne Lume edhe nje katastrofe morale.” Shqiptaret e eger’, ushtaret tane te zene rober i çarmatosin dhe i leshojne, kurse ushtria jone kulturuar’ e shekullit XX po i vret femijet e tyre.”-shkruante ne shtypin e kohes Dimitrije Tucoviç. Shaban Braha, ne librin e tij” Beteja e Drinit kunder agresionit serb,nentor 1912”, informon per” lirimin e dorezimin e 720 roberve te kapur ne luften Lumes”. Ky eshte nje tregues tjeter i fitores morale te shqiptareve kunder serbeve, me 1912.
10. Perjetesimi i Betejes se Lumes nga rapsodi popullor
Rapsodi popullor kete ngjarje historike e perjetesoi edhe permes vargjeve si:
”Ka hi serbi n´at´ Prizren,
po i thot`Lumes: ”Lirome ven!”
Nuk jam mbreti, po jam Luma,
t´mushi gjiksin plot me plumba!”
Kur vikati Islam Spahija:
”Bini djem, se shkoi Shqipnija!”
Bini djem-thrret Ramadani-
bini djem se shkoi vatani!”
Gryka e Shejes po rredh gjak, po i thote Drinit:
”Ndihmome pak,
ndihmome pak, n´dash me m´ndihmue,
kllade t´mdhaja jam tuj çue”.
Krajli i serbit ban:
”Medet, m´faroi Luma askerin krejt!
ma faroi askerin e ngrat
burrat me pushk`e grate me spate”.
Kadal, krajl u mlofsh me marre,
dymdhetmi t`meten pa varre!”
Djemt´e Lumes hiç s´kane dert,
ka ni lufte bajn´vjet per vjet,
luft´ me krajl e luft´ me mbret.”
.
Hasi shpat e gur e kep
vend per vend pushka kerset
shkoj kukuja shpi per shpi
I preu Hasi 3 mije shkije.”
.
Krejt Opoja u mlu n`zi
Prej Prizrenit ter n´Dri
Tre dite lufte e tre dite zi
u vrane shkije permi tre mije.”
11. Perfundim
Perfundimisht, beteja dhe gjithe lufta e Lumes, ne nentor 1912, ze nje vend te merituar ne historine ushtarake te Shqiperise te periudhes se Pavaresise. Luma, i ndaloi nje jave forcat e Armates III serbe ne rajonin e Prizrenit per t’u riorganizuar,duke i dhene kohe Ismail bej Vlores per te mberritur ne Durres para se te mberrinin aty repartet e ushtrise serbe Vloren e kishin bllokuar luftanijet greke. Kjo beteje,fama e saj, shkuan larg deri ne Londer, duke e siguruar Lumen njehere e pergjithmone brenda kufirit te shtetit te ri shqiptar.
12. Te rene ne lufte kunder serbeve nentor 1912
- Abaz Zezi, Lojme, Botat e Kuqe Gostil;
- Adem Cena, Kalis, Qafe e Duhles;
- Adem Halili, Skavice, Qafe e Kolesjanit;
- Ahmet Cen Xhahu, Gjegjen, Zabeli i Branese;
- Ahmet Iljazi, Brekije;
- Arif Allaraj, Topojan, Glloboçice Gore;
- Avdi Hasan Avdia, Morine, Bregu i Drinit Morine;
- Baftjar Tahiraj, Topojan, Botat e Kuqe Gostil;
- Bajram Istref Avdia, Morine, Bregu i Drinit Morine;
- Bajram Isuf Nerguti, Gjegjen, Uki i Vjerre Bardhoc;
- Bajram Ramadani, Perbreg, Breglume;
- Bal Musli Syla, Morine, Hani i Bales;
- Baki Maliqi, Ujmisht, Botat e Kuqe Gostil;
- Bektash Gjoka, Ujmisht, Botat e Kuqe Gostil;
- Beqir Misin Syla, Morine, Hani i Bales;
- Beqir Zyberi, Bicaj, Gjomç Osmanaj;
- Brahim Allaraj, Topojan, Gjomç Osmanaj;
- Brahim Zeqiri, Radomire, Qafe e Kolesjanit;
- Cen Hajdin Xhahu, Gjegjen, Zabeli i Branese;
- Deme Hase Mica, Gjegjen, Uki i Vjerre Bardhoc;
- Deme Syla, Morine, Hani i Bales;
- Dervish Trota, Shtiqen, Botat e Kuqe Gostil;
- Dil Fana, Topojan, Qafe e Duhles;
- Dostan Peposhi, Lusen, Qafe e Kolesjanit;
- Dulle Dema, Gostil, Botat e Kuqe Gostil;
- Elez Rame Perzhita, Morine, Bregu i Drinit Morine;
- Emerllah Ahmet Dida, Perbreg, Gjomç Osmanaj;
- Esat Allaraj, Topojan, Glloboçice Gore;
- Faruk Islamaj, Topojan, Qafe e Duhles;
- Fasli Brati, Bicaj, Bicaj;
- Feriz Ahmetaj, Topojan, Qafe e Kolesjanit;
- Hakik Dema, Bardhoc, Botat e Kuqe Gostil;
- Halil Ademaj, Bardhoc, Botat e Kuqe Gostil;
- Halil Krosi, Reç, Gjomç Osmanaj;
- Halil Musallari, Topojan, Qafe e Duhles;
- Halil Taci, Gjegjen, Ara e Mehmetit Bardhoc;
- Halim Shehu, Shtiqen, Livadhet e Gjata Shtiqen;
- Halit Bilal Syla, Morine, Hani i Bales;
- Hamdi Zyberaj, Topojan, Qafe e Duhles;
- Hamze Dema, Morine, Bregu i Drinit Morine;
- Hasan Çupi, Brekije, Brekije;
- Hasan Hajdari, Morine, Hani i Bales;
- Hasan Shabani, Shtiqen, Botat e Kuqe Gostil;
- Hazir Mehmet Nerguti, Gjegjen, Uki i Vjerre Bardhoc;
- Hazir Mhola, Bicaj Mhole, Uki i Vjerre Bardhoc;
- Idriz Bajraktari, Kalis, Qafe e Duhles;
- Idriz Demi, Ujmisht, Botat e Kuqe Gostil;
- Idriz Grosha, Bardhoc, Qafa e Zhurit;
- Idriz Istref Perzhita, Morine, Qafa e Zhurit;
- Imer Selimi, Morine, Hani i Bales;
- Islam Hazizi, Bicaj, Bicaj;
- Ismail Bajram Avdia, Morine, Bregu i Drinit Morine;
- Ismail Neziri, Shtiqen, Botat e Kuqe Gostil;
- Isuf Ramadani, Morine, Bregu i Drinit Morine;
- Jakup Tota, Barruç, Uki i Vjerre Bardhoc;
- Jashar Nuhia, Gostil, Botat e Kuqe Gostil;
- Jashar Shehu, Shtiqen, Botat e Kuqe Gostil;
- Jemin Dema, Bardhoc, Qafe e Bardhocit;
- Liman Çejku, Lusen, Uki i Vjerre Bardhoc;
- Mehmet Allaraj, Topojan, Botat e Kuqe Gostil;
- Mehmet Limani, Lojme, Botat e Kuqe Gostil;
- Metali Dautllari, Topojan, Botat e Kuqe Gostil;
- Mithat Ahmeti, Kalis, Gjomç;
- Muharrem Allaraj, Topojan, Gjomç;
- Muharrem Mema, Skavice, Shtiqen;
- Mulla Musa, Zapod, Gurra e Shkozes;
- Mustafe Dogjani, Shtiqen, Botat e Kuqe Gostil;
- Mustafe Tahiraj, Topojan, Glloboçice Gore;
- Myftar Tahiraj, Topojan, Glloboçice Gore;
- Nexhip Dulla, Kolesjan, Qafe e Kolesjanit;
- Osman Emerllah Perzhita, Morine, Bregu i Drinit Morine;
- Osman Sula, Kalis, Qafe e Duhles;
- Qazim Allaraj, Topojan, Glloboçice Gore;
- Ramadan Nerguti, Gjegjen, Kepat e Drinit Bardhoc;
- Ramadan Idriz Nerguti, Gjegjen, Ura e Gjegjenit;
- Ramadan Koldashi, Ujmisht, Bungaje Kukes;
- Rasim Meta, Bicaj, Bicaj;
- Rexhe Taci, Gjegjen, Gjomç Osmanaj;
- Rustem Shehu, Shtiqen, Rrihna Shtiqen;
- Rrahman Duraku, Morine, Bregu i Drinit Morine;
- Sadik Dautllari, Topojan, Qafe e Duhles;
- Sadik Karanxha, Topojan, Zhur;
- Sait Bajram Avdia, Morine, Bregu i Drinit Morine;
- Sali Uke Taci, Gjegjen, Uki i Vjerre Bardhoc;
- Selim Germizi, Bardhoc, Zalli i Bardhocit;
- Selman Nerguti, Gjegjen, Gjomç Osmanaj;
- Selman Sali Syla, Morine, Hani i Bales;
- Sinan Çejku, Lusen, Uki i Vjerre Bardhoc;
- Shaban Taka, Ujmisht, Uki i Vjerre Bardhoc;
- Shaqir Basha, Shishtavec, Bungaje Kukes;
- Shaqir Dauti, Shtiqen, Udha Puke Shtiqen;
- Shaqir Islamaj, Topojan, Glloboçice Gore;
- Shaqir Nerguti, Gjegjen, Linat e Ademajve Bardhoc;
- Sheh Osmani, Bicaj, Bicaj;
- Sherif Koka, Kalis, Gjomç Osmanaj;
- Sherif Rrahman Perzhita, Morine, Qafa e Zhurit;
- Tafil Istrefi, Kalis, Qafe e Duhles;
- Tahir Smajli, Ujmisht, Botat e Kuqe Gostil;
- Xheme Hajdini, Gjegjen, Pikellime Koritnik;
- Xheme Isen Syla, Morine, Hani i Bales;
- Zaim Hamza, Topojan, Qafe e Duhles;
- Zenel Haziri, Gostil, Gurra e Shkozes;
- Zenel Mema, Skavice, Bungaje Kukes;
- Zenel Nerguti, Gjegjen, Gjegjen;
105-106. Vellezerit Rate, Kolesjan, Qafa e Kolesjanit;
- Djali i Ramadan Rexhepit, Bardhoc, Hani i Bales;
- Vajza e Beqir Misinit, Morine, Hani i Bales.