Duke komentuar përqendrimin e madh të ushtrisë së Rusisë afër kufirit, presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenski ka deklaruar se nuk ka ushtri që e frikëson Ukrainën. “Ne nuk na frikëson asnjë ushtri në asnjërën anë të kufirit sepse në anën tonë të kufirit është një ushtri e fuqishme që na mbron ne” ka theksuar presidenti ukrainas, Vladimir Zelenski. Ai ka shtuar më tutje se qëllimi kryesor i Qeverisë ukrainase mbetet dhënia fund e luftës ndërmjet Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Ai premtoi se viti 2022 do të jetë vit më i mirë. “Ne mund të themi se e kemi rikthyer Krimenë në agjendën botërore dhe një ditë ne do të mund të themi se ia kemi kthyer Krimenë Ukrainës. Është e rëndësishme që të kthehen të gjithë të burgosurit. Ata nuk humbën dinjitetin e tyre dhe thanë të vërtetën për Krimenë, gjë për të cilën humbën lirinë e tyre” theksoi mes tjerash presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenski.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …