Ndonëse kryeministri, Albin Kurti duke folur në superlativ për qeverinë e drejtuar prej tij ka deklaruar se gjatë vitit 2021 janë punësuar 10 mijë qytetar, kryetari i Sindikatës të Sektorit Publik në Kosovë, Jusuf Azemi ka deklaruar se gjatë vitit 2021 kanë humbur vendin e tyre të punës rreth 40 mijë punonjës. “Në këtë vit rreth 40 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës. Fatkeqësisht kemi 64 mijë persona që e kanë lëshuar Kosovën për shkak të mos trajtimit adekuat. Shteti nuk ka krijuar kushte për këta punëtorë sa i përket sigurisë sociale në Kosovë. Ne nuk jemi paguar dhe trajtuar si duhet nga shteti. Nëse vazhdon kështu do të na presë një gjendje më e rëndë përndryshe do të na presë ikja e fuqisë punëtore sidomos atyre që janë në profesione të caktuara” ka theksuar kryetari i Sindikatës të Sektorit Publik në Kosovë, Jusuf Azemi gjatë intervistës për “Ekonomia Online”. Edhe sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica i ka deklaruar këtij mediumi se gjatë vitit 2021, konsiderohet se janë shuar rreth një mijë biznese.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …