ATK

Administratës Tatimore të Kosovës i kanë borxh bizneset 430 milionë euro

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka bërë të ditur se shuma e borxhit që bizneset i kanë ATK-së ka arritur në 430 milion euro. Ai ka thënë për “Ekonomia Online” në vitin 2019, siç e kemi raportuar në vazhdimësi ka ndodh një rikthim i madh, duke arritur që për herë të parë pas 19 viteve ta ndalim atë trendin e rritjes së stokut dhe borxheve dhe ta ulim diku për 6% ose në vlerë mbi 20 milionë euro. Viti 2020 ishte vit pandemik edhe sikurse të gjitha administratat tatimore gjithë andej botës që kanë qenë të detyruara që të krijojnë zgjidhje ligjore gjithherë. Gjatë periudhës korrik-gusht-shtator ka qenë një lloj kampanje me qëllim të identifikimit të bizneseve të cilat nuk lëshojnë kuponë fiskal dhe masat tona kanë qenë bukur të mëdha. Diku mbi 9 000 biznese janë identifikuar që nuk kanë lëshuar kuponë fiskal dhe që janë gjobitur ato”, ka thënë mes tjerash drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …