Udhëheqësi i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini ka thënë se janë të pakënaqur me punën e institucioneve në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. “Qeveria e Kosovës e flet një fjalë që nuk na pëlqen, kur thotë adresa e personave të pagjetur është në Beograd. Jo ne familjarët, por edhe ai që e ka kryer klasën e tretë fillore e dinë se krimet i ka bërë Beogradi, Slobodan Millosheviqi dhe kriminelët. “Ne duhet të bëjmë presion te ndërkombëtarët edhe atij në Bruksel t’i thuhet ‘zotëri ne nuk mundemi kështu më të bisedojmë, ne jemi për interesat e familjarëve për kthimin e tyre që me i gjet’. Është shekulli 21, është Kosova e vogël. I keni marrë, kemi fotografi që i keni marrë, kemi njerëz të gjallë që i njohin kriminelët. Unë për vete po flas, ne i njohim, e dimë kush i ka marrë. Unë e di kush ma ka marrë djalin, i kam dhënë emrat, mbiemrat. Tetë persona, dy vajza dhe gjashtë meshkuj i kanë marrë” ka deklaruar për “Kosovapress” udhëheqësi i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini. Ai ka theksuar më tutje se Qeveria e Kosovës duhet të ketë strategjinë e saj për zgjidhjen e kësaj çështje, ta adresoj atë mirë dhe të mos mjaftohet duke thënë se adresa e të pagjeturve është në Beograd.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …