Nga hajna e plaçkitës ende të pazbuluar, hajna tepër të ulët, natën e festave të fillim këtij vitit, u thye, dhe u plaçkit Shtëpia-Muze e Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Krojmir të Drenicës, të komunës së Lypjanit!
A ka lajm më të keq së ky që shënon një nder poshtërsitë më të liga në prag fillim të këtij viti që mund ta bëj njeriu ynë- lajm ky kaq i shëmtuam ky, medet!!! Plaçkitësit kanë marrë një mikser pune, disa mjete teknike, e mjete pune.
Jo, plaçkitësit, nuk është së kanë marrë diçka me vlerë aty, jo, aty është bërë më shumë së hajni, më shumë së plaçkitje, aty është bërë një përdhosje e vlerës së zërit të vetëm të lirisë së asaj kohë- siç ishte Radio Kosova e lirë, RKL, dhe kjo nuk është së plaçkitësit nuk e kanë ditur së aty nuk ka çka të merret e plaçkitet! Aty në hyrje ndodhet edhe pllakati i Radios-Kosova e Lirë, afër me Flamuri dhe Pllakatin e Shtëpisë Muze të Batalionit të Dytë, Ruzhdi Salihu” të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova.
Ata, të yshtur apo jo, me dashje kane bërë që tek shtëpia Muze e zëri të lirisë së Kosovës, të bëjnë përdhosjen e objektit, gjë të cilën nuk kishte arritur ta bënte pushtuesi Serb, gjatë gjithë luftës sonë të përgjakshme çlirimtare- e bënë palaçot tani, toka që i mbanë!,,,
Në këto raste të neveritshme, mbase njeriu mund ta humbi edhe durimin, por përkundër vullnetit tonë të mirë, në përditshmërinë tonë sikur po forcohet përshtypja e në ndjesie inferioriteti përballë gjithë këtyre shëmtive, të cilat do duhej ta kishin krejt një trajtim të veçantë dhe emergjent, raste gati përditshmërie këto, që në vendin tonë sikur kanë kaluar në ves!
… Gjatë një nate në Kosovë u vodhën dhjetë shtëpi, u thye një Muze, u plaçkit një Bankë, një filiale, u vodh kjo- ajo shitore, u plaçkit një femër, u zhduk një vajzë e mitur, u vodh një makinë, u dogj një tjetër, u sulmua një çift. u përdhunua një femër, edhe një tjetër e mitur, u plagos një mashkull, u ther me thikë një tjetër, u përleshën disa tjerë, u vodh një Kishë, një Xhami e një Teqe!… ku po na i shpie mushka drutë, o njerëz!…
Ky kompleks varësie nga veset e liga në shoqërinë tonë, sikur ka kaluar në rutinë.
Qasja nga një këndvështrim tjetër, pa përvetësuar të drejtat e rezervuara të dyshimit mbi atë që është bërë dhe mbi atë që ka mundur të bëhet deri sot; ku jemi o njerëz, ku jemi duke shkuar kështu, kujt po i shërbejmë me këtë, ku je o Qeveri, o Ministri, o Parlament, si shpjegohet kjo?!
E gjitha kjo që aktualisht po bëhet nën hundët e pushtetit dhe nën hundët tona, na shpie në evokimet e një çoroditje të tejskajshme (uroj të momentit), e cila nuk ofron më shumë së një mundësi për të gjykuar thellë:
– Nëse kemi më shumë të drejt të besojmë, apo të dyshojmë në bërjen e shtetit të mirëfilltë?!