Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Tv Klan është deklaruar i gatshëm që të arrihet marrëveshja me Serbisë dhe kjo të ndodhë gjatë vitit 2022, por ka saktësuar se një gjë e tillë varet edhe nga Serbia. “A do të ketë një marrëveshje të tillë varet shumë më shumë prej Serbisë sesa prej Kosovës meqenëse ne jemi të gatshëm. Marrëveshjet që nuk e nënkupton si qendër të përmbajtjes njohjen reciproke natyrisht, jo vetëm që s’janë të pranueshme për neve, por edhe nuk janë të dobishme për askënd”. Ai ka thënë se me arritjen e marrëveshjes përfundimtare do të përfitonin të dy shtetet, meqë do të përshpejtohej procesi i integrimit të këtyre dy vendeve në familjen evropiane. Serbia dëshiron të vazhdojë rrugën europiane por këtë nuk do të mund ta bëjë pa e pranuar Kosovën dhe në anën tjetër Kosova dëshiron edhe integrime evropiane por edhe euroatlantike dhe për këtë na nevojitet një normalizim i plotë me Serbinë”.
