leoni

Shqipëria, prej ditës së sotme fillon mandatin dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Shqipëria, prej ditës së sotme fillon mandatin dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Shqipëria prej ditës së sotme fillon mandatin e saj  dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në vëmendje të saj do të jetë konsolidimi i paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor si dhe procesi i njohjeve të Kosovës. Nga janari 2022 deri në fund të 2023, Shqipëria së bashku me Brazilin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gabonin dhe Ganën janë anëtare jo të përhershme në organin më të fuqishëm të OKB-së, në Këshillin e Sigurimit.  “Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, Një përgjegjësi por edhe mundësi e madhe për vendin për të lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare”, tha me rastin e fillimit të këtij mandati, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaka. Shqipëria ka të drejtën e një vote në vendimet që do të marrë Këshilli i Sigurimit. Ekipi i diplomatëve të Shqipërisë në New York do të ketë të drejtën të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe të paraqesë qëndrimet e Shqipërisë rreth çështjeve më të nxehta të sigurisë në botë, që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …