Përhapja dhe koha e gjatë e pandemisë në vendin tonë ka bërë që të mbyllen rreth 3 mijë biznese në dy vitet e fundit. Vetëm në vitin 2021 janë shuar 1 mijë 519 biznese. Sipas ekspertëve të ekonomisë, faktorë të tjerë përveç pandemisë që kanë ndikuar të shuhen një numër kaq i madh i bizneseve, është edhe mungesa e ofertës më të favorshme për të bërë biznes. Numri më i madh i këtyre bizneseve që janë mbyllur kanë ushtruar veprimtari në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi, si dhe industria përpunuese. Në listën e bizneseve të falimentuara figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit. Në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë tregojnë se gjatë vitit 2020 kanë falimentuar 1 mijë e 346 biznese, ndërkaq më 2021 janë shuar 1 mijë e 519, ose 173 më shumë se në vitin paraprak.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …