Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur për një dërgesë të re të armëve të blera nga Rusia, edhe pse investimi i madh në ushtri mund të dërgojë në tensione të reja në rajon. Vuçiq mori pjesë në trajnim të ushtrisë në një bazë ushtarake afër Beogradit në të cilin ushtrim u përfshinë raketa anti-tanke “Kornet” që i kanë blerë së fundmi. Jam i gëzuar që ushtarët tanë janë të kënaqur për blerjet e Kornetëve nga Rusia. Është ndoshta njëra ndër armët më të mira anti-tank në botë”, tha Vuçiq. Serbia së fundmi është akuzuar se po bisedon me Rusinë për të destabilizuar fqinjët: Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën. Serbia është armatosur kryesisht me aeroplanë ushtarakë rusë dhe kinezë, dronë dhe sisteme anti-raketore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …