Mijëra qytetarë holandezë kanë protestuar në Amsterdam kundër masave të përforcuara nga Qeveria lidhur me mbajtjen nën kontroll të përhapjes së virusit korona. Protesta është shoqëruar me rrahje e kacafytje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve të shumtë të kanë bllokuar sheshet. Në faqet e internetit qarkullojnë pamje, foto e video ku shihet edhe ndërhyrja e policisë duke u kthyer kryeqytetin në një arenë beteje me qytetarët. Tronditës është edhe fakti pasi në video shihet se policia ka përdorur qentë për të shpërndarë turmën, ku shihet se janë lëshuar dhe kanë kafshuar një protestues. Kjo situatë tensionuese erdhi si pasojë e heqjes dorë nga autoritetet lokale mbi kontrollin e protestës duke lëshuar policinë mbi protestuesit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …