Bashkatdhetarët pasi kanë kryer pushimet për festat e fund-vitit kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë

Bashkatdhetarët pasi kanë kryer pushimet për festat e fund-vitit kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë

Bashkatdhetarët tanë në vendet perëndimore  të cilët kanë kryer  pushimet  për festat e fund-vitit në Kosovë tashmë kanë filluar të kthehen në vendet ku  jetojnë e punojnë. Ashtu si çdo herë, qoftë verë apo dimër,  edhe  kësaj radhe  ata  janë duke u përballur dhe do të përballen  me pritje në vendkalimet kufitare, meqë shumica prej tyre zgjedhin kufirin për të kaluar nëpër Serbi, pasi rruga është me e shkurtë, sa u përket kilometrave. por jo edhe kohës. Kolonat po vërehen vendkalimet kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë. Vendkalimet tjera kufitare, tani për tani  janë të qeta dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …