Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion të gjerë nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme, të kryesuar nga Harald Kindermann, Sekretar gjeneral i Këshillit. Kryetari Veseli i njoftoi mysafirët nga Gjermania për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, për situatën politike në vend, veçanërisht, pas vendimeve shumë të rëndësishme të institucioneve evropiane për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, liberalizimin e vizave dhe pranimin e Kosovës në UEFA. Kreu i Kuvendit potencoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të vazhduar punën në agjendën e euro-atlantike të shtetit, avancimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …