leoni

Krasniqi: Qasja e njëjtë e Qeverisë ndaj kryetarëve të komunave është obligim kushtetues

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se qasja e njëjtë e Qeverisë ndaj kryetarëve të ri të komunave është obligim kushtetues.  “Është shumë me rëndësi se si qeveri kemi pasur shumë ndryshime në planifikimin buxhetor edhe mbështetjen për nivelin lokal. Do t’i japim prioritet edhe projekteve që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me përmirësimin e jetës të kushteve të qytetarëve duke përfshirë edhe grupet e ndryshme etnike. Projekti i vitit të ardhshëm parasheh mbështetjen e komunave në mënyrë të veçantë projektet infrastrukturore dhe ato që kanë të bëjnë me ofrimin e ujit të pijes për qytetarët në komuna të Kosovës. Nuk mund të flas për ndaljen e projekteve të komunave. Ky buxheti i vitit që është në proces ka paraparë të jetë gjithëpërfshirës dhe t’i prioritizojë edhe prioritet e Qeverisë tonë”, ka deklaruar mes tjerash Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …