Në shënim të 23-vjetorit të fillimit të transmetimit të programit, të Radios Kosova e Lirë, sot në ambientet e Radios, në Prishtinë, kanë bërë vizita shumë dëgjues e përkrahës së saj, pjesëtarë të stafit gjatë dhe pas luftës, luftëtarë dhe eprorë të UÇK-së, veteranë të luftës, ish gazetarë e teknikë, familjarë dëshmorësh dhe liridashës nga shumë vende të Kosovës. Disa nga anëtarët e stafit të luftës kanë evokuar kujtime për kohën kur para 23 viteve ka filluar transmetimin Radioja Kosova e Lirë nga Malet e Berishës, më 4 janar të vitit 1999. Drejtori i Radios, Ahmet Qeriqi, redaktori dhe reporteri i luftës, Martin Çuni, folësi i parë dhe luftëtari i lirisë, dr. Nusret Pllana, teknikët dhe luftëtarët e UÇK-së Valdet Hoti, Fatmir Dugolli e të tjerë kanë sjellë në kujtesë ngjarje e ndodhi që kanë lenë mbresa në kujtesën e tyre gjatë funksionimit të Radios, në kohën e luftës. Vizitorëve të shumë iu është dhuruar nga një Kalendar i vitit 2022, me foto e tetë çlirimtarëve, në mesin e tyre edhe të krerëve të luftës së UÇK-së, që ndodhen në Burgun e Hagës.