Pas aksionit të sotëm të Policisë në shkallë vendi, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar opinionin se janë liruar disa objekte të uzurpuara si dhe janë nismuar procedura penale ndaj uzurpuesve. Me kërkesën e Prokurorive, Gjykatat kanë urdhëruar sekuestrimin e këtyre aseteve: 3 pompa derivatesh, 1 depo në sipërfaqe prej 86 ari tokë, 56 hektarë tokë në regjionin e Ferizajt, ndërkaq në Prishtinë janë sekuestruar tokë, ndërtesa si dhe 5 lokale të ndryshme. Sipas Prokurorisë së Shtetit, vlerësimi fillestar i këtyre pasurive të sekuestruara kap vlerën e dhjetëra milionë eurove. “Prokurori i Shtetit informon opinionin se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe se jemi thellësisht të përkushtuar për sundim të ligjit dhe rendit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
