Kryetari Latifi, në ndërrimin e moteve ka vizituar Stacionin e Policisë në Rahovec, Qendrën e Zjarrfikësve dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorët, në ndërrimin e moteve vizituan Stacionin e Policisë në Rahovec, Qendrën e Zjarrfikësve dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për t’i uruar policët, zjarrfikësit e punëtorët  shëndetësorë të komunës së Rahovecit për festën dhe për t’i falënderuar për shërbimin. Punëtorët e shërbimeve emergjente janë gjithmonë në krye të detyrës, edhe në festa si kjo e Vitit të Ri, për t’u kujdesur për sigurinë, shëndetin e mirëqenien tonë.

Përkundër gatishmërisë së tyre, kryetari Latifi u ka dëshiruar natë të qetë, pa probleme dhe me atmosferë festive.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …