Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalonin e prodhimit të kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës. Ai në një postim ka shpërndarë disa lajme të mediave të huaja ku shkruajnë rreth këtij vendimi të Qeverisë Kurti. Tahiri ka theksuar se vendimi i fundit për kriptovalutat e bëri prap lajm negativ Kosovën, sikurse problemi me energji elektrike javën e kaluar. Vendimmarrja në Qeverinë e Kosovës është stihike, pa vlerësime të sakta dhe e pa informuar. Vendimi i fundit për kriptovalutat e bëri prap lajm negativ Kosovën, sikurse problemi me energji elektrike javën e kaluar në Reuters. Është viti 2022, kthjelluni!”, ka shkruar Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …