I mora R-në rëndësisë
Në të ishte zemra
I mora A-në atdheut
Dashuria ishte brenda
I mora D-në detit valë-valë
Në të ishte pastërtia
I mora I-në idealit
Në të ishte atdhedashuria
I mora O-në orës
Në të ishte liria
I mora K-në krenarisë
Në të ishte zëri i luftës
I mora O-në oazës
Në të ishin plumbat e pushkës
I mora S-në sakrificës
Në të ishin plagët e gjaku
I mora O-në ortekut
Në të valonte bajraku
I mora V-në viteve
Nëtë ishte historia
I mora A-në atdhedashurisë
Në të ishin sakrificat dhe liria
I mora E-në erës
Në të ishin ishin luleboret e pranverës
I mora L-në lapsit
Në të ishte ngjyra e gjakut
I mora I-në idealit kombëtar
Në të ishte ngjyra e bajrakut
I mora R-në rinisë
Në të ishin heronj , martirë e dëshmorë
I mora Ë-në ëmbëlsisë
Në të ishte krenaria jonë
I lidha të gjitha bashkë
Dhe jehoi një zë që këput zinxhirë
E para kryefjalë e fjalëve
RADIO KOSOVA E LIRË
URIME 23 VJETORI I THEMELIMIT
NJËZETË E TRE VITE “RADIO KOSOVA E LIRË”
Njëzetë e tre vite zë luftës dhe i lirisë
Njëzetë e tre vite zë i paqes e i çlirimit
Njëzetë e tre vite zëri i atdhedashurisë
Njëzetë e tre vite zë simbol i bashkimit
Njëzetë e tre vite më parë kur lindi në luftë
Njëzetë e tre vite kur u vendos në Berishë
Njëzetë e tre vite zë i ëmbël që kurrë su humb
Njëzetë e tre vite zëri i pashuar i lirisë
Njëzetë e tre vite barti flakadanin e fitoreve
Njëzetë e tre vite në mbrojtje të krenarisë
Njëzetë e tre vite në përkujtim të dëshmorëve
Njëzetë e tre vite, 18 vëllime “Feniksët e Lirisë”
Njëzetë e tre vite, mbrojtëse e vlerave të luftës
Njëzetë e tre vite emblemë mediatike e lirisë
Njëzetë e tre vite radio e vetme në shqiptari
Njëzetë e tre vite simbol ruajtjes së lavdisë
Njëzetë e tre vite kur një zë thirri nga bjeshka
Njëzetë e tre vite kur nga doli në hapsirë
Njëzetë e tre vite në gazetari alfa dhe omega
Njëzetë e tre vite Radio Kosova e Lirë
Njëzetë e tre vite zëri që trandi bjeshkë e male
Njëzetë e tre vite zëri që luftës i dha zjarr
Njëzetë e tre vite zëri i Ushtrisë Çlirimtare
Njëzetë e tre vite zë që askush nuk e ndal
Njëzetë e tre vite zë unik ndër vite ka mbetur
Njëzetë e tre vite zë autentik,në dritë e errësirë
Njëzetë e tre vite zëri që do të jetoj me shekuj
Njëzetë e tre vite zëri: Ju flet Kosova e Lirë.