Kremlini zyrtar pret që OKB-ja të marrë masa lidhur me vendimin e kryetares së Kosovës për ta shpallur “non grata” një zyrtar rus të UNMIK-ut. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zaharova tha se shpreson që shpallja “non grata” e zyrtarit rus të misionit të UNMIK-ut do ta marrë përgjigjen e merituar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. “Ne i bëjmë thirrje Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Forcës Paqeruajtëse Ndërkombëtare të Kosovës, të garantojnë sigurinë e rusëve dhe të gjithë anëtarëve të misionit të OKB-së, brenda autoritetit të tyre sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha kryediplomatja ruse, e cila e cilësoi vendimin e Kosovës si “vazhdimësi e linjës provokuese që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …