Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xherfri Hovenier, shumë shpejt do të vjen në Kosovë, në kuadër të misionit të tij diplomatik. Për këtë ardhje të tij, Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka lëshuar edhe një njoftim përmes rrjeteve sociale. Në këtë njoftim u është kërkuar qytetarëve të Kosovës që të ofrojnë rekomandime se cilat janë vendet që ambasadori duhet t’i vizitojë së pari. “Derisa jemi duke e pritur arritjen e Hovenier dhe familjes së tij në Prishtinë, na nevojitet ndihma juaj për t’u siguruar se ditët, javët dhe muajt e parë (të ambasadorit) do të jenë të paharrueshme. Ku rekomandoni ju se ai duhet ta bëj vizitën e parë? Cila është kuzhina lokale që ai duhet ta provojë? Cili është aktiviteti kulturor që ai duhet ta shijojë? Çka është ‘kaq kosovare’ që atij nuk duhet t’i ikë?“, është thënë në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …