Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës, kërkon dënim maksimal për vrasjen e gruas nga bashkëshorti i saj, në fshatin Llaushë të Skënderajt

Rrjeti i Grave të Kosovës me shqetësim të thellë ka përcjellë raportimin e bërë sot nga mediat lidhur me vrasjen e gruas 48 vjeçare nga bashkëshorti i saj, 51 vjeçar, në Llaushë të Skenderajt. Duke parë se rastet e vrasjes së grave nga burrat e tyre janë në rritje, Rrjeti i Grave kërkon nga institucionet që rastet e tilla të trajtohen me seriozitet të shtuar nga të gjitha organet e drejtësisë si Policia, Prokuroria dhe Gjykatat.  Ky rast vetëm se na shpërfaq e na rikujton edhe njëherë mangësitë institucionale në trajtimin e duhur të vrasjeve të grave.  Edhe një grua vdiq në vendin në të cilin çdo vrasje e grave shoqërohet me heshtje institucionale, me zvarritje të dënimeve dhe me dënime të ulëta, thuhet mes tjerash në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …