Kryetari Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është cituar të ketë deklaruar se se Beogradi zyrtar nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve amerikane për vendosjen e sanksioneve kundër anëtarit serb të presidencës trepalëshe të Bosnje- Hercegovinës. Millorad Dodik duke shtuar se Serbia nuk do t’i zbatojë ato sanksione. Departamenti amerikan i Thesarit ka publikuar një listë të zgjeruar sanksionesh për akte korrupsioni, e cila përfshin Millorad Dodikun, anëtarin serb të presidencës së Bosnje-Hercegovinës dhe kreun e partisë kryesore të Republikës Sërpska, Partisë së Social-Demokratëve të Pavarur. Me të njëjtin vendim u vendosën sanksione ndaj Televizionit Alternativ nga Banjalluka për shkak të lidhjeve me Dodikun. Vuçiq tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara sjell sfida të shumta, jo vetëm për Republikën Serbe, por edhe për Beogradin zyrtar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …