Erdogan

Kryetari turk Erdogan zhvilloi bisedave telefonike me kryetarët e Kazakistanit, Azerbajxhanit, Kikizisë dhe Uzbegistanit

Kryetari i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, njëherësh edhe kryetar  i radhës i  Organizatës së Shteteve Turke zhvilloi telefonata veç e veç me drejtuesit e vendeve anëtare të këshillit, lidhur me  zhvillimet në Kazakistan. Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Erdogan shkëmbeu mendime mbi zhvillimet e fundit në Kazakistan gjatë bisedave telefonike me bisedoi me Presidentin e Kazakistanit, Kasim Tokajev, Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alijev, Presidentin e Kirgizisë Sadir Caparov dhe Presidentin e Uzbekistanit Shevket Mirziojev. Në bisedën e tij me presidentin e Kazakistanit Tokayev, Erdogan deklaroi se ndjek nga afër zhvillimet në Kazakistan, vend miqësor dhe vëllazëror, si dhe uroi mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën në ngjarje dhe shërim të shpejtë për të plagosurit. Duke shprehur se Turqia solidarizohet me Kazakistanin, Erdogan deklaroi se edhe Organizata e Shteteve Turke në deklaratën e tij nënvizoi mbështetjen  për Kazakistanin.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …