Pal Lekaj ka paditur Hysen Durmishin e Vetëvendosjes pas një deklarate televizive ku ai quante udhëheqës i një grupi kriminal

Pal Lekaj ka paditur  Hysen Durmishin e Vetëvendosjes  pas një deklarate televizive, të cilën ish-ministri e ka konsideruar si shpifje dhe fyerje ndaj tij dhe ish-stafit të tij. Nga kjo padi ai ka kërkuar 20 mijë euro dëmshpërblim. “Më datën 29 dhjetor 2021, nga ora 21:00, i padituri duke marrë pjesë si mysafir në emisionin Context, “Tenderet e Qeverisë Kurti 2”, të transmetuar në televizionin ATV, ka fyer dhe shpifur kundër paditësit për punën e tij gjatë kohës së udhëheqjes me ministrinë e infrastrukturës duke cilësuar paditësin dhe stafin e tij si një “grup të organizuar kriminal” dhe se “Pal Lekaj ishte shef i Ministrisë edhe në kohën e ministrit Abdixhiku dhe Abrashi’”, thuhet në padinë që ka bërë Lekaj. Në deklaratën e tij, Durmishi kishte përmendur se Lekaj dhe ish-stafi i tij kishin udhëhequr me ministrin e Infrastrukturës edhe në kohën e ministrave Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …