Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka paralajmëruar se në “Listën e zezë” të Amerikës do të përfshihen edhe politikanë të vendit. Avni Spahiu ka thënë të ketë indikacione se edhe politikanë të Kosovës që “kanë penguar procese në momente të caktuara” do të përfshihen në “Listën e zezë”, tash kur ajo pritet të përditësohet. Është vështirë të dihet se kush mund të futet në atë listë, por ka indikacione që do të jenë njerëz nga politika. “Mund të jetë një listë, e cila do të ketë individë që në njëfarë mënyre apo tjetër kanë penguar procese në momente të caktuara dhe tani është vështirë të dihet se kush mund të futet në atë listë, por ka indikacione që do të jenë njerëz nga politika”, ka deklaruar Avni Spahiu.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …