Omicron

Mjeku, Ilir Alimehmeti: Varianti Omicron i koronavirusit është një variant shumë më i butë sesa varianti delta

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti thotë se varianti Omicron i koronavirusit është një variant shumë më i butë sesa varianti delta, çka përkthehet në shumë më pak të shtruar në spitale dhe viktima. Alimehmeti u shpreh se sipas përllogaritjeve në pranvere pritet që vendi ynë të ketë dalë nga faza akute e pandemisë. “Me këtë variant rreziku  për hospitalizim është më i ulët, nuk është zero, por është më i ulët. Edhe i humbjeve të jetëve është më i ulët. Do ta shohim një efekt, por disa ditë më pas. Ka hyrë që në fillim, disa javë më parë, por ka patur më pak raste, tani po shtohen. Ne kishim dominimin e deltës, tani dominimin po e merr Omicon, por efektin e vërtetë do ta shohim pas 10 ditësh. Për format e rënda është lajmi i mirë është se risku është goxha i ulët, nga 67%-83%. Si çdo maratonë xhiroja e fundit është me një sprint më të fortë dhe duket se ky sprinti është Omicron. Kjo është ajo vala që nuk do lerë njeri pa kapur dhe që ne shpresojmë që në fund të kësaj të jetë vendosur imuniteti kolektiv. Kalkulimet janë që në pranvere ne të kemi dalë nga faza akute e pandemisë dhe më pas të flasim për endemi”, u shpreh Ilir Alimehmeti për News24.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …